Thirrje për Aplikime

Helvetas si ndërmjetës njohurish për zhvillime të mëtejshme në Shqipëri

Helvetas do të vijojë të luajë një rol kyç në Shqipëri si ndërmjetës njohurish dhe lidhës mes aktorëve publikë, privatë dhe shoqërisë civile. Duke ndërtuar mbi përvojën shumëvjeçare dhe rrjetin e gjerë të partnerëve, Helvetas synon të nxisë bashkëpunime që sjellin zgjidhje të qëndrueshme për sfidat e zhvillimit ekonomik dhe social, me fokus të veçantë tek të rinjtë, gratë dhe transformimi dixhital.

Ky angazhim ndërtohet mbi trashëgiminë e RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili pas 12 vitesh ndikimi të thellë në punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e sektorit privat, po përmbyll zyrtarisht ciklin e tij. RisiAlbania ka sjellë qasje të reja në treg, ka ndikuar në politika publike dhe ka ndihmuar mijëra të rinj të gjejnë punë të denjë në sektorë me potencial të lartë si teknologjia, turizmi dhe bujqësia.

Ndërsa RisiAlbania përfundon, njohuritë dhe mësimet e nxjerra po dokumentohen dhe ndahen për të shërbyer si bazë për nisma të reja. Helvetas do të vazhdojë të ndërtojë mbi këto rezultate, duke sjellë ekspertizë dhe partneritete të reja për të mbështetur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në Shqipëri. Qëndroni të informuar dhe të angazhuar për të ardhmen.

Këtu do të mund të përditësoheni mbi publikimet e reja.