Operatorë turistikë, përfaqësues të qeverisë vendore, akademisë, dhe ekspertë të turizmit u mblodhën më 15 mars 2018 për të diskutuar dhe ndarë ide me përfaqësuesit e projekteve Risi Albania dhe Perform në lidhje me ekoturizmin, turizmin e aventurës, kulinarisë, dhe atë historik që mund të zhvillohen për të adresuar çështje që lidhen me sezonalitetin dhe nxitjen e krijimit të vendeve të punës në qarkun e Gjirokastrës dhe në jug të vendit.

Për t’ju përgjigjur kësaj nevoje projekti ka shpallur një thirrje të re për propozime që krijojnë produkte të reja turistike, paketa turistike apo ide që I shtojnë vlerë atyre ekzistuese në Qarkun e Gjirokastrës dhe rajonin e jugut.

Pjesëmarrësit vlerësuan nevojën për të përmirësuar ofertën turistike në këtë rajon dhe kërkuan një bashkëpunim më të mirë mes aktorëve vendas dhe kombëtarë në fushën e turizmit. “Ne duhet të punojmë së bashku për të diversifikuar ofertën turistike dhe për të rritur numrin e turistëve” tha Kristina Fidhi nga Karavan Horse Riding.

Operatorët turistikë kanë një rol kyç në krijimin e produkteve dhe ideve të reja si dhe në afrimin e të gjithë aktorëve për të zhvilluar dhe përmirësuar ekperiencën turistike që sjell zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës në Shqipëri.

 

https://risialbania.al/index/en/call-for-proposals-innovative-tourism-product-development-in-qarku-of-gjirokastra/