Visit Saranda: Hapa drejt Turizmit të Qëndrueshëm në Sarandë
Në hapat e Visit-Gjirokastra, një grup aktorësh turizmi në Sarandë, organizuan takimin e parë për të bashkëpunuar më tej në një partneritet për menaxhimin e destinacionit të turizmit të qëndrueshëm. Në takim morën pjesë 18 përfaqësues nga bizneset që operojnë në zonën e Sarandës, Ksamilit, Konispolit, Finiqit dhe Delvinës, si dhe 4 përfaqësues nga Bashkitë e Sarandës, Finiqit dhe Delvinës.
RisiAlbania mbështeti nismën me ekspertizë dhe lidhje midis grupit dhe ekspertëve zviceranë e kombëtarë të turizmit.Takimi përfundoi me dakordësinë e pjesëmarrësve për krijimin e një Forumi vullnetar, si hapi i parë për të vazhduar me zgjerimin dhe regjistrimin e partneritetit në muajt në vijim.
Ftojmë të gjithë aktorët e interesuar të turizmit në Sarandë t’i bashkohen këtij grupi për të ndërmarrë veprime për një turizëm më të mirë për rajonin e tyre!