Trajnimi tre-ditor për zhvillimin e sherbimeve të karrierës per arsimin parauniversitar në koordinim me UNICEF
Profesionistë nga fusha e arsimit të përgjithshëm parauniversitar, arsimit profesional, akademisë, bashkisë dhe organizata të shoqërisë civile morën pjesë në një trajnim tre-ditor mbi “Aftësi për zhvillimin e karrierës” në datat 16-18 Janar. Trajnimi përqendrohej në të kuptuarit dhe të nxënit për karrierën, si dhe forcimin e aftësive të nxënit nga përvoja. Pjesëmarrësit diskutuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes shkollës, familjes, institucioneve në nivel lokal, ndërlidhjen me bizneset dhe koordinimin në nivel kombëtar në orientimin e karrierës. Kurrikula “DOTS” u ofrua si fokus i trajnimit për forcimin e aftësive të nxënit.
Përfaqësues nga akademia, organizata partnere dhe shkolla diskutuan për sfidat dhe mundësitë në punën me adoleshentët dhe të rinjtë. Ata theksuan nevojën për më shumë koordinim dhe monitorim të ndërhyrjeve për të arritur rezultate më të mira në terren.
Në workshopin e zhvilluar u diskutua për praktikat e suksesshme dhe ndërhyrjet që ka bërë RISIAlbania në forcimin e sistemit të orientimit të karrierës nëpërmjet bashkëpunimit me pushtetin vendor, akademinë dhe organizatat e tjera partnerë.