Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike është organi kryesor për përmirësimin e ekosistemit dhe zbatimin e standardeve dhe rregulloreve në lidhje me sigurinë kibernetike në Shqipëri.

AKCESK, me mbështetjen e RisiAlbania, ka investuar në rritjen e kapaciteteve të stafit të tyre në standardin ndërkombëtar të sigurisë së informacionit ISO 27001. Në këtë kuadër, AKCESK organizoi një trajnim të dedikuar për stafin e tij, të mbajtur gjatë gushtit.

Klorenta Janushi, një nga pjesëmarrëset shprehet se trajnimi ishte shumë i dobishëm në drejtim të thellimit të njohurive dhe eksperiencës praktike. ‘Auditimi i infrastrukturave kritike të informacionit kërkon aftësi, njohuri dhe çertifikim adekuat. Ne arritëm ta arrijmë këtë përmes këtij trajnimi dhe ekspertizës profesionale të AQS Cert.

Zhvillime të tilla synojnë të përmirësojnë shërbimet e tregut dhe sigurinë e informacionit. Ekipi i sigurisë kibernetike AKCESK do të jetë në gjendje të kryejë më mirë funksionin e tyre të monitorimit dhe këshillimit të institucioneve publike dhe private për të investuar në sigurinë kibernetike në mënyrë që të zbulojnë dhe parandalojnë sulmet kibernetike drejt infrastrukturës së tyre kritike të informacionit.

Siç dëshmon Saimir Kapllani, pjesëmarrës ‘Tani jemi në gjendje të përmirësojmë performancën tonë në zbatimin e ligjit për Sigurinë Kibernetike të institucioneve publike dhe private në mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit.