Trajnim mbi Sigurinë Ushqimore
Përgjigja ndaj nevojave të tregut dhe plotësimi i boshllëqeve të trajnimit jo-formal në treg është shtylla kryesore e iniciativës së fundit të ndërmarrë nga partneri ynë, Hospitality and Tourism Academy. HAT, si një aktor i rëndësishëm në fushën e trajnimit, ka prodhuar dhe publikuar një kurs për Sigurinë Ushqimore, i cili po ofrohet online dhe fizikisht.
Kursi përfshin informacion të detajuar mbi rreziqet, simptomat, procedurat dhe rregulloret e tjera që sigurojnë sigurinë ushqimore. Kjo eksperiencë e mësimit të kombinuar online dhe fizikisht targeton shefat e kuzhinës si dhe punonjësit që punojnë drejtpërdrejt me përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit.
Më shumë se kurrë, siguria e ushqimit është në qendër të vëmendjes së klientit. Çdo biznes që përpunon dhe shërben ushqim duhet të jetë i vetëdijshëm dhe i kujdesshëm se Siguria Ushqimore është një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë.
Nëse siguria ushqimore nuk po kuptohet dhe praktikohet si duhet, jeta e konsumatorëve do të jetë në rrezik, kështu do të rrezikohet edhe vetë biznesi. Nga ana tjetër, bizneset me procedurat e sigurisë ushqimore janë pozicionuar si të sigurta dhe të besueshme, duke fituar gjithnjë e më shumë klientë.
Videot e hollësishme shpjegojnë rreziqet dhe praktikat e sigurisë ushqimore. (Për më shumë klikoni këtu)