Easypay është një nga kompanitë kryesore fintech të Shqipërisë. Zgjidhjet e pagesave dixhitale sigurojnë pagesa më të shpejta dhe me kosto më të ulët për bizneset shqiptare duke kontribuar në rritjen e shitjeve, investimeve dhe vendeve të punës. Ato përmirësojnë ekosistemin për zhvillimin e tregtisë elektronike dhe financimin gjithëpërfshirës për sektorët e mbështetur nga Risi të TIK, turizmit dhe agrobiznesit. Përdorimi i pagesave dixhitale mundëson që sektorët e turizmit dhe agrobiznesit të bëhen më elastik në kohërat e vështira të COVID-19.

RisiAlbania mbështet sinergjinë dhe bashkëpunimin midis partnerëve tanë. Në kuadrin e punës për Zhvillimin e Sektorit Privat, RisiAlbania është duke lehtësuar bashkëpunimin potencial EasyPay me partnerë që punojnë tashmë në fushën e turizmit dhe agro-biznesit, për përshtatjen e platformës dixhitale të pagesave me nevojat e tyre.

‘Besoj se kjo metodë pagesash mund të lehtësonte shumë procedurën e prenotimeve prej tregut shqiptar. Ne si biznes kemi dëshirë ta vendosim në përdorim.’-shprehet Znj. Kristina Fidhi, administratore e Caravan Horse Riding Albania dhe pjesëmarrëse në një nga takimet prezantuese me aktorët e turizmit në Gjirokastra.