Xhulia është një nga studentët e shumtë, që po trajnon partneri me të cilin ne bashkëpunojmë Akademia e Turizmit dhe Mikpritjes (HAT). Ajo po ndjek kursin një vjeçar të Hotelerisë dhe vitin e ardhshëm do të transferojë studimet në Zvicër në Shkollën e Menaxhimit të Biznesit dhe Hotelerisë (BHMS) duke ndjekur vitin e 2-të në degën Menaxhimi Hoteleri. Ajo gëzon të drejtën për të përfituar bursë bazuar në marrëveshjen e re që të dy institucionet, HAT dhe BHMS kanë nënshkruar.

B.H.M.S. është një nga shkollat ​​kryesore të mikpritjes në botë, që ndodhet në zemër të Lucernit. BHMS ofron programin BA në Menaxhim Hotelerie dhe Mikpritje dhe Menaxhim Biznesi Global për të diplomuarit në shkollë të mesme, Diplomën pasuniversitare në Menaxhimin e Mikpritjes dhe MBA në Menaxhimin e Mikpritjes ose Programin e Menaxhimit Global / Biznes dhe Kulinar.

Falë partneritetit me B.H.M.S. studentët shqiptarë mund të transferojnë studimet e tyre dhe të përfitojnë nga programet e praktikave të paguara, teksa punojnë në hotelet kryesore Zvicerane dhe Ndërkombëtare.

HAT është një nga partnerët të cilin RisiAlbania e ka mbështetur në sektorin e turizmit dhe që ka zhvilluar një platformë profesionale online që synon të rrisë aksesin e të rinjve në këto trajnime duke targetuar edhe të rinjtë jashtë Tiranës. Kjo rrit mundësitë  etyre për punësim përmes përmirësimit të aftësive të kërkura nga sektori I turizmit.

Ne konstatojmë më kënaqësi rritjen e partnerit tonë. Me zhvillimin e tregut privat të formimit joformal përmes mbështetjes së programeve inovative dhe metodologjive të të mësuarit, projekti është duke përmirësuar aftësitë dhe duke rritur punësimin për të rinjtë. Partneriteti HAT me një nga shkollat ​​kryesore të menaxhimit të hotelerisë dhe mikpritjes në botë do të ndihmojë vajzat dhe djemtë  e rinj të zgjedhin rrugën e tyre të karrierës dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në nivele të reja më të larta.