Gjatë gjithë punës së partnerëve tanë për të siguruar më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, i kushtojmë vëmendje të veçantë punës bazuar në parime gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Në këtë kuadër, një trajnim specifik u mbajt dje me stafin e Zyrës së Karrierës në Bashkinë e Tiranës.

Trajnimi, mbajtur nga Besnik Ligaci, Drejtues i GSI në RisiAlbania u përqendrua në udhëzimet kryesore për Këshilluesit e Karrierës, ndërsa adresojnë barazinë gjinore dhe zgjedhjet stereotipike gjinore të karrierës, gjatë këshillimit. “E rëndësishme është të qënurit i vetëdijshëm mbi paragjykimet dhe kufizimet, gjatë procesit.”- u theksua gjatë trajnimit.

Përfshirja sociale në tregun e punës për vajzat dhe djemtë e rinj, pjesë e grupeve të margjinalizuara është në fokusin e të gjitha ndërhyrjeve të RisiAlbania. Ne synojmë që të gjithë individët të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekt nga ndërhyrjet tona.