Sektori privat dhe ofruesit e arsimit forcojnë dialogun për aftësitë përkatëse të tregut
Në fillim të korrikut u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Sektorial të TIK-ut. Anëtarët e Komitetit diskutuan dhe dhanë komente mbi rezultatet e analizës së nevojave të tregut në TIK, analiza e parë e nevojave për aftësi sektoriale që u krye me mbështetjen e projektit RisiAlbania.
Analiza ofron një pasqyrë të plotë të zhvillimeve në sektorin e TIK-ut dhe gjithashtu aftësitë që nevojiten në këtë sektor.