Rritja e aksesit në treg të sektorëve shqiptarë të IT dhe BPO synon të mundësojë kompanitë vendore TIK dhe BPO  të diversifikojnë tregjet, të rrisin shitjet dhe investimet, dhe për të krijuar vende të reja pune.

Strategjia jonë për rritjen e aksesit në treg të sektorit të IT dhe BPO është ndërtuar rreth dy shtyllave kryesore: i) zhvillimin e kapaciteteve të marketingut të kompanive IT dhe BPO për të hyrë në tregjet e huaja dhe tërheqja e investimeve; ii) mbështetjen e kompanive IT dhe BPO për të shtuar vlera për shërbimet dhe përgjigja ndaj kërkesave të blerësve në mënyrë që ata të mund të sigurojnë kontrata nga blerësit e rinj.

Në këtë kuadër një partner i ri i RisiAlbania është Softup sh.pk, një kompani e zhvillimit të softwerit me seli në Tiranë, Shqipëri dhe në Mynih, Gjermani. Firma ofron ekspertizë të zhvillimit të softuerit për kompanitë me bazë në vendet evropiane, gjermane-folëse (DACH). Ndërsa punësimi në TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit) është rritur në vitet e fundit, Softup dhe RisiAlbania besojnë se mund të bëhet më shumë për ta përshpejtuar atë më tej duke përqafuar tendencat e reja si, puna në distancë. Të dy partnerët po punojnë së bashku për të adresuar çështjen dhe për të parandaluar rrjedhjen e trurit.

Softup planifikon të nisë një platformë online, ku kompanitë evropiane dhe zhvilluesit shqiptarë mund të lidhen drejtpërdrejt. Platforma do të ndihmojë që të përputhen zhvilluesit shqiptarë dhe kompanitë evropiane bazuar në nevojat dhe kërkesat e tyre dhe të punojnë së bashku për të përfunduar projekte IT. Më shumë se 50 profesionistë të pavarur tashmë janë bashkuar në platformën që do të jetë aktive në fillim të Pranverës 2021.