RisiAlbania organizoi Webinar-in me temë “Turizmi pas COVID19: Një mundësi për të promovuar një turizëm të qëndrueshëm”
Më 14 maj 2020, RisiAlbania organizoi Webinar-in me folësit kryesorë Prof. Giancarlo Dall’Ara, President i Shoqatës Alberghi Difussi dhe Dr. Brunilda Liçaj nga Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës, të cilët prezantuan strategji për sektorin shqiptar të turizmit për të përballuar krizën COVID-19.
Prof. Dall’Ara u fokusua në një përmbledhje të sektorit të turizmit në Itali, ku theksoi se turizmi kontribuon 12-13% në PBB-në e vendit dhe ka krijuar 4 milion vende pune. Duke pasur parasysh kufizimet e COVID-19 dhe efektin që ka pasur pandemia në modelet e turizmit, 50% e turistëve italianë do të zgjedhin të shkojnë me pushime në destinacione me distanca të shkurtra. Siç shpjegoi profesori, “për t’i bërë fshatrat dhe destinacionet e vogla tërheqëse, aktorët publikë dhe privatë duhet të bashkëpunojnë për të organizuar një ofertë të besueshme”.
Dr. Liçaj nga ana tjetër theksoi rëndësinë e menaxhimit të destinacionit për të përballuar krizën, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Turizmit. Ajo deklaroi se në përgatitje të rihapjes së destinacioneve, Shqipëria do të duhet të marrë parasysh aftësitë e tyre, për të mos i mbingarkuar ato dhe për të kontrolluar flukset e turizmit, të cilat mund të bëhen përmes zgjidhjeve teknologjike.
Të dy folësit theksuan rëndësinë e ndarjes së informacionit të besueshëm përgjatë muajve të ardhshëm. Prof. Dall’Ara theksoi nevojën e përdorimit të kanaleve transparente të komunikimit nga institucionet publike për turistët dhe banorët e zonave rurale, në mënyrë që të shmangen rreziqet e mbipopullimit të turizmit dhe të sigurojnë një zhvendosje drejt turizmit të brendshëm. Dr. Liçaj shtoi se “është e nevojshme të shkëmbehen informacione në kohë krize dhe vendet e BE-së, siç është Portugalia, ofrojnë shembuj të mirë në turizëm”.
37 pjesëmarrës nga bizneset private, institucionet publike, shoqatat e menaxhimit të destinacionit dhe OJQ, ju bashkuan Webinar-it dhe patën mundësinë të drejtojnë pyetje.
Në fund të Webinar-it, roli i qeverisjes, transparencës dhe komunikimit u theksuan si thelbësorë për fazën e rihapjes së vendeve si Shqipëria.