RisiAlbania drejtoi një sesion në DC dVET – Komiteti i Donatorëve për Arsimin dhe Trajnimin Profesional të Dyfishtë, BarCamp Online “Gjinia dhe Përfshirja në Bashkëpunimin e Zhvillimit të Arsimit dhe Formimit Profesional Dual”. Risi kontribuoi në diskutimin “Të shkuarit përtej indikatorëve”.

Fokusi u vu në përvojën në lidhje me arsimin gjithëpërfshirës, stimujt dhe masa aktive të tregut të punës, duke adresuar njëkohësisht politikat e nevojshme për Barazinë Gjinore dhe Përfshirjen Sociale. RisiAlbania ka përdorur përfshirjen gjinore dhe sociale si një parim pune gjithëpërfshirës gjatë gjithë ndërhyrjeve të saj gjatë këtyre 10 viteve të përpjekjeve të vazhdueshme në tregun e punës në Shqipëri.

Investimi te gratë dhe vajzata ka treguar të ketë efekte të rëndësishme zhvillimore, pasi gratë shpenzojnë të ardhura shtesë për shëndetin dhe mirëqenien e familjeve të tyre. Megjithatë, në të dy nivelet makro dhe mikro, pjesëmarrja ekonomike e grave pengohet nga barrierat strukturore dhe kulturore.

Ky prezantim i BarCamp ofron një përmbledhje të pyetjeve relevante dhe ndonjëherë provokuese mbi temën e gjinisë dhe përfshirjes në Arsimin dhe Formimin Profesional Dual në  fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim. Harta interaktive ofron njohuri të mëtejshme mbi diskutimet e mbajtura gjatë BarCamp.

Mësoni më shumë këtu: https://www.dcdualvet.org/en/portfolio-items/webinars/#10