Sekretariati i Këshillit të Investimeve ka kryer një analizë mbi Investimet dhe Sektorët Prioritarë në vend dhe ka nisur diskutimet në nivel teknik mbi gjetjet dhe sugjerimet e këtij studimi me ekspertë të institucioneve publike, private dhe donatorë. Keto diskutime do të kontribuojnë për krijimin e një modeli të ri ekonomik të Shqipërisë pas vitit 2020, momenti kur përfundojnë disa nga strategjitë e rëndësishme të qeverisë shqiptare si dhe përfundojnë dy investimet madhore të huaja, ai i TAP dhe i Staatkraft.

RisiAlbania po kontribuon në këtë diskutim me ekspertizë për sektorin e ICT. ICT është një ndër sektorët potencialë në vend, për tërheqjen e investimet vendase dhe të huaja. Andi Stefanllari, menaxher ndërhyrjesh pranë RisiAlbania, sugjeroi disa masa për tu marë në konsideratë si deklarimi I ICT si sektor strategjik, delegimin tek një Ministri  e caktuar procesin e politikbërjes për të gjithë sektorin ICT, kalimin nga “axhenda dixhitale” në një strategji të zhvillimit të sektorit për 10 vitet e ardhshme, dhe rritjen e investimeve dhe incentivave publike në zhvillimin e aftësive dhe kualifikimeve për të mundësuar zhvillimin e shërbimeve me vlerë të shtuar brenda sektorit.

Këshilli i Investimeve është një platformë e krijuar nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH për të forcuar dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, përmirësimit të klimës së biznesit dhe promovimit të qeverisjes së mirë.