PUNËTORI: PËRBALLJA ME NDRYSHIMET KLIMATIKE
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, së bashku me Helvetas dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në seminarin dedikuar Ndryshimeve Klimatike, i cili zhvillohet në datë 21 Qershor 2022, ora 9.00, Salla (Aula) Magna, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
REGJISTROHUNI TANI
Ky seminar është parashikuar si një hapësirë diskutimesh me aktorë të ndryshëm mbi dy tema të ndryshimeve klimatike. Së pari, do të eksplorojë veprimet dhe masat e ndërmarra nga aktorë publikë dhe privatë në menaxhimin e mbetjeve, një temë që na shqetëson të gjithëve. Por pavarësisht kësaj, niveli i ndërgjegjësimit mbetet i ulët. Kjo për shkak edhe se kompleksiteti i temës është i lartë.
Si rrjedhojë, qëllimi i dytë i seminarit do të jetë njohja më e mirë e situatës globale dhe rajonale dhe njohja me raportin e gjashtë të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Dy autorët e raportit do të nxjerrin në pah pikat e nxehta dhe së bashku do të eksplorojmë mënyra se si gjetjet kryesore mund të çojnë në më shumë ndërgjegjësim, të nxisin veprime, por edhe se si shkenca klimatike mund të trajtojë më tej punën dhe politikat për klimën dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
KLIKONI KËTU OSE SKANONI KODIN PËR PREZANTIMET E FOLËSVE SHQIP/ANGLISHT