ALBINFO.CH, një revistë online dhe e printuar që synon të forcojë bashkëpuniin mes diasporës shqiptare dhe Zvicrës ka bashkëpunuar për herë të parë me  tur-operatorë dhe biznese të sektorit të turizmit në Shqipëri për të promovuar ofertat e turizmit alternativ mes turistëve dhe sipërmarrësve zviceranë. E botuar në gjermanisht, frëngjisht dhe shqip, 3 tematikat kryesore përcjellin informacion rreth ecjes në mal dhe produkteve turistike të aventurës dhe kulturës.

“Ky numër special i revistës Albinfo.ch, i mbështetur nga SDC përmes projektit RisiAlbania synon të prezantojë destinacione të reja dhe oferta të reja turistike në Shqipëri”, – shprehet Dr. Bashkim Iseni, drejtor i platformës Albinfo.ch.

Ne presim që ky bashkëpunim inovativ të vazhdojë, duke prezantuar tek turistët, turizmin alternativ që ofron Shqipëria, që do të gjenerojë rritje ekonomike dhe vende të reja pune në zonat rurale të vendit.