Promovimi i Punëve, Aftësive dhe Mikpritjes: Përmbledhja e Pikave Kyçe nga Diskutimi i Panelit (FESTA)!
Forumi “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm në Shqipëri” (FESTA), i organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNWTO), ishte një ngjarje e rëndësishme në promovimin e praktikave të turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Forumi përfshiu disa panele që u fokusuan në aspekte të ndryshme të industrisë së turizmit, dhe një nga panelet që mori interes të madh ishte paneli “Punë, Aftësi dhe Mikpritje”.
Në këtë panel, Helvetas solli ekspertizën e saj përmes projektit RisiAlbania me kontributet e Urs Wagenseil, një ekspert i Këshillit Global të Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC), Roland Plaushi, Themeluesi i Ecotour Albania, dhe Ermira Shyti, Drejtuesja e Komponentit të Aftësive dhe Komponentit të Këshillimit të Karrierës dhe Ndërmjetësimit ne RisiAlbania.
Ekspertët theksuan rëndësinë e krijimit të mundësive të punës në industrinë e turizmit që janë të qëndrueshme, të drejta dhe përfshirëse, veçanërisht në vende në zhvillim si Shqipëria. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e bizneseve dhe destinacioneve në zbatimin e praktikave të qëndrueshme dhe për të përmbushur standardet globale për të ruajtur burimet natyrore dhe kulturore. Po ashtu, ata diskutuan nevojën për të përmirësuar zhvillimin e aftësive në sektorin e turizmit dhe vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të rëndësishëm të bashkëpunimit midis partneriteteve publike-private.