Udhëzuesi i fundit i mbështetur nga RisiAlbania përmban një përmbledhje të disa modeleve për ofrimin e shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijëve të punonjësve në çerdhe dhe kopshte të krijuara pranë vendeve të punës në bashkëpunim me kompanitë shqiptare ose entiteteve të tjera juridikë për nevojat e punonjësve të tyre.

” Modelet private-publike, të qëndrueshme dhe ekonomikisht të përballueshme jane një risi e mirëpritur në sektorin e shërbimeve parashkollore për brezin më te ri të qytetarëve tane, pasi jo vetëm që e bëjnë këtë shërbim të arritshëm për shtresat në nevojë, por nxit me shumë pjesëmarrjen në tregun e punës, mundeësi kjo që shërben më së shumti për punësimin e vajzave dhe grave të reja”- thotë Besnik Ligaci, Drejtues I komponentit GSI në projektin RisiAlbania.

Udhëzuesi përmënd në mënyrë të përmbledhur edhe mundësinë ligjore të krijimit të çerdheve apo kopshteve private apo atyre komunitarë, të cilët mund të krijohen përkatësisht nga personat juridikë privatë apo bashkësia e punonjësve të një personi juridik privat.

Udhëzuesi është hartuar me synimin për t’i shërbyer bashkive dhe shoqërive tregtare apo personave juridik privatë potenciale, të cilat do të zbatojnë në të ardhmen njërin prej modeleve alternative të shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijës në çerdhe apo kopshte.

.