Prezantimi i Raportit Vjetor të Sektorit të Shërbimit të Biznesit
ABSL Albania organizoi në datën 27 maj aktivitetin e prezantimit të raportit vjetor të sektorit të shërbimit të biznesit të vitit 2021, duke synuar të ndajë me palët e interesuara njohuritë kryesore nga ky raport.
Pjesë e aktivitetit ishin edhe figura të rëndësishme të biznesit duke përmendur këtu z. Stephan Joss si përfaqësues të Helvetas. Z. Eduard Shalsi, aktualisht Kryetar i Komisionit të Financës dhe Ekonomisë, i cili për një kohë të gjatë si Ministër i Sipërmarrjes ka qenë një mbështetës i mirë i bizneseve shqiptare dhe z. Besart Kadia, aktualisht zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, i cili rikonfirmoi gatishmërinë e tij për të dëgjuar dhe të ndihmuar sektorin.
Aktiviteti u organizua në dy panele diskutimi. Paneli i parë theksoi rëndësinë e sektorit të biznesit për rritjen ekonomike të vendit dhe uljen e papunësisë. Z. Filippo Queirolo, z. Dritan Mezini, z. Reshard Këlliçi, znj. Eldisa Cirogu, z. Fation Dragoshii dhe z. Reinaldo Pipiria ishin pjesë e këtij paneli dhe ndanë me audiencën opinionet e tyre dhe pikëpamjet kryesore për këtë sektor.
Paneli i dytë u fokusua në prezantimin të raportit dhe gjetjeve të tij. Në këtë panel folën ekspertët që hartuan raportin, duke përmendur këtu z. Lisian Roseni, znj. Anisa Jasini dhe z. Veton Kurtsmajlaj.
Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: RISIALBANIA PUBLICATIONS