Partneriteti publik privat rrit ndërgjegjësimin për standardet e cilësisë së agrobiznesit për të hyrë në tregjet me vlerë të lartë
Grupi Kombëtar Teknik i Punës (GKTP) është një partneritet joformal publik privat që promovon standardet e cilësisë për frutat, perimet, bimët mjekësore dhe aromatike në Shqipëri. Standardet e cilësisë janë thelbësore për zgjerimin e eksporteve shqiptare në tregjet me vlerë të lartë, për përmirësimin e menaxhimit të zinxhirit të vlerës dhe sigurimin e një sistemi të sigurisë ushqimore edhe në tregun vendas. GKTP punon në bashkëpunim të ngushtë dhe njihet nga Sekretariati i GLOBALG.A.P. dhe Komitetet Teknike të tij. Nëpërmjet ekspertizës lokale, GKTP arriti të zhvillojë dhe miratojë modulin e parë GRASP, i cili është pjesë standarde e Global G.A.P dedikuar kushteve të punës dhe aspekteve sociale. GKTP rriti ndërgjegjësimin për GlobalG.A.P dhe GRASP në aktivitete të ndryshme me eksportues, fermerë dhe aktorë të tjerë në qendrat kryesore të agrobiznesit të Lushnjës, Fierit dhe Beratit. Më shumë takime do të organizohen në qytete të tjera që synojnë të gjithë eksportuesit kryesorë.