Bashkëpunimi mes ndërmjetësuesve publikë dhe privatë të punësimit është i domosdoshëm për një treg pune në shërbim të punëkërkuesve. Projekti RisiAlbania është duke mbështetur Agjencinë Kombëtare të Punësimit për ta materializuar këtë bashkëpunim fillimisht me tre agjenci private punësimi, të rëndësishme në tregun e punës, përkatësisht: duapune.com, profesionisti.al dhe njoftime.com. Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit, ka për qëllim unifikimin e informacionit dhe lehtëson aksesin e punëkërkuesve mbi njoftimet për vendet e lira të punës. Puna ka filluar dhe së shpejti të gjitha vendet e lira të punës mund të gjenden në portalin https://puna.gov.al/. Ky zhvillim shkon krah për krah me iniciativat e tjera në fokus të agjencisë për dixhitalizimin e shërbimeve të punësimit.