Një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj COVID-19: rasti i BioAlba
Pandemia e COVID-19 ka goditur vendet që përballen me vështirësi të shumta, me sistem të dobët të kujdesit shëndetësor dhe kapacitete të kufizuara të përballimit, si dhe njerëz në varfëri ose që rrezikojnë të bien në varfëri. Vendet me borxhe shtetëtore të larta, në të cilët jetojnë shumica e njerëzve të rrezikuar po përballen me probleme serioze të rënies së eksporteve dhe rritje të mprehtë të kostove të huamarrjes, duke ngritur perspektivën e një krize të re borxhi. Këto dallime janë të dukshme jo vetëm midis vendeve por edhe brenda një vendi.
Nga ana tjetër, siç edhe kriza COVID-19 dëshmoi, rezilienca është kompetenca kryesore që shoqëritë, bizneset dhe individët kanë nevojë më së shumti për t’iu përgjigjur sfidave të ndryshme. RisiAlbania punon me partnerin BioAlba për të fuqizuar të rinjtë nga zona rurale, si dhe migrantë të brendshëm, duke synuar të sjellë përmirësime cilësore në jetën e të rinjve vulnerabël dhe të marxhinalizuar në Shqipëri.
Ne krenohemi me qëndrueshmërinë e BioAlba gjatë kësaj krizave pasi ata kanë vazhduar aktivitetet e tyre të biznesit në kultivimin e Bimëve Medicinale dhe Aromatike (MAP). Përmes veprimtarisë së tyre, BioAlba është angazhuar në transferimin e njohurive te të rinjtë, duke rritur kështu mundësitë e tyre të punësimit në Shqipëri.
RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ka vazhduar kooperimin me partnerët e saj përmes kësaj periudhe të vështirë dhe sfiduese, duke u përqëndruar veçanërisht në rininë e margjinalizuar.