Nisma Visit Saranda zgjedh anëtarët e Bordit Drejtues
Partneritet Publike Private për zhvillimin e turizmit janë një qasje inovative për të promovuar destinacione në Shqipëri, me përfshirjen e bizneseve lokale dhe atyre rurale, si dhe autoriteve vendore. Kjo qasje bashkëpunimi siguron që turistët të vazhdojnë të kthehen, duke adresuar kështu turizmin sezonal.
Pas krijimit të Visit Gjirokastra, një tjetër partneritet lokal po zhvillohet në Sarandë. Visit Saranda zhvilloi fundjavën e kaluar zgjedhjen e anëtarëve të saj të parë për Bordin Drejtues.
Përmes thirrjes për përfshirje, në takim morën pjesë 50 përfaqësues nga bizneset vendore, bashkitë e zonës, si dhe akademikë.
Interesi i lartë i treguar gjatë takimit dëshmoi edhe një herë ndërgjegjësimin mbi rolin e partneriteteve të tilla në zhvillimin e destinacioneve dhe nxitjen e rritjes për punësimin e të rinjve.
Gjatë procesit të votimit u zgjodhën nga 18 kandidatë, 9 anëtarë u përzgjodhën përmes një procesi transparent.
6 anëtarë bordi vijnë nga Saranda dhe 3 të tjerë nga Delvina, Finiqi dhe Konispoli. 8 anëtarë të bordit vijnë nga sektori i biznesit dhe 1 nga akademia, ndërsa 4 nga 9 anëtarë të bordit janë gra. Edhe të rinjtë nuk mungojnë në këtë bord gjithëpërfshirës pasi 3 nga 9 anëtarë të bordit janë të rinj nën 30 vjeç.