Ndërmjetësim & këshillim karriere

Të rejat dhe të rinjtë në Shqipëri përballen me vështirësi për t’u orientuar dhe integruar në tregun e punës. Kanë mungesë informacioni dhe hasin vështirësi për të bërë zgjedhjet e duhura dhe të mirë informuara për karrierën. Për të plotësuar nevojat e tyre për punësim, RisiAlbania punon për të gjetur mënyrat dhe mekanizmat e duhur për të lidhur punëkërkuesit me tregun e punës, sipas aftësive, nevojave dhe interesave që ata kanë.

Në themel të këtyre ndërhyrjeve është përputhja e kërkesës me ofertën që ka sot tregu për punë. Kjo i mundëson punëkërkuesve dhe punëdhënësve të përshtaten me ndryshimet e tregut dhe të planifikojnë nevojat për aftësitë në të ardhmen. Ndërhyrjet tona orientohen drejt shërbimeve të ndërmjetësimit dhe këshillimit të karrierës.

Ndërmjetësim

Për të lehtësuar tranzicionin nga bankat e shkollës drejt tregut të punës për të rinjtë, përmes ofrimit të shërbimeve të përmirësuara të tregut të punës në Fazën e II-të, projekti bashkëpunon me institucione që ndërmjetësojnë mes punëkërkuesit dhe punëdhënësit.

Gjatë fazës së I-rë të projektit media ka provuar të jetë një aktor kyç që ofron përmbajtje të duhur dhe tërheqëse për tregun e punës për të rinjtë.

Në këtë fazë projekti do të shtrijë informacionin mbi tregun e punës me produkte të reja mediatike me qëllim informimin e vendimmarrjeve për karrierën e të rinjve.

Vizitoni për më shumë publikimet tona.

Këshillim Karriere

Këshillimi i karrierës kontribuon në zgjedhje më të mira sa i takon edukimit dhe punësimit. Gjithashtu ai ndihmon në një artikulim më të qartë të kërkesës për të nxënë, përmirësimin e aksesit në edukim dhe përmirësimin e përputhshmërisë mes kërkesës dhe ofertës për punë.

Duke patur parasysh se shumica e punëkërkuesve nga grupet e margjinalizuara kanë aftësi mesatare apo të limituara për punë, projekti në Fazën e II-të po i kushton të veçantë këtij grupi, duke mbështetur ofruesit publike dhe privatë të këshillimit të karrierës që orientohen drejt nevojave të këtyre grupeve për tu futur në tregun e punës.

Vizitoni për më shumë publikimet tona.