Metodologjia

Zhvillimi i Sistemeve të Tregut (MSD) është një praktikë e re që zbatohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe Helvetas. Ajo synon përmirësimin e funksioneve dhe rregullave të një sistemi specific, për një cilësi më të mirë jetese për njerëzit në nevojë përmes:

Veprimit sistemik – të kuptojmë ku, si dhe pse tregu përjashton, apo nuk lejon të rinjtë të përfitojnë prej tij, duke ndërgjegjësuar aktorët dhe adresuar këto mungesa.

Rolit lehtësues – të veprojmë si katalizator që nxit, por nuk mer përsipër funksionet e tregut apo partnerëve.

Nivelit të mbulimit – të nxisim sipërmarrësit e gatshëm të zgjerojnë biznesin në mënyrë të qëndrueshme, duke bashkëpunuar me sektorin publik për të krijuar kuadrin për zhvillim.

Ndryshimit të Qëndrueshëm – t’u mundësojmë partnerëve në treg të ndjekin një strategji gjithëpërfshirëse zhvillimi, teksa krijojnë partneritete dhe sigurojnë burime të mjaftueshme për të garantuar rritje të qëndrueshme