Mbështesim ura bashkëpunimi mes Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe komunitetit të biznesit
Përmes kësaj ndërhyrjeje Risi synon të mbështesë SHKP dhe zyrat rajonale të punës për të krijuar një platformë të vetme e cila do të pajiset me mjetet dhe instrumentat e duhur për të përmirësuar bashkëpunimin me punëdhënësit. Kjo do të ndihmojë SHKP-në ti përgjigjet më mirë nevojave të biznesit dhe të risë edhe numrin e vendeve të punës për punëkërkuesit.
Pjesë e rëndësishme e kësaj ndërhyrjeje shtë ehde krijimi i metodologjisë për analizat rajonale të tregut të punës. Ky është një mjet që I shoqëruar me trajnimet e duhura, do të pajisë të gjitha zyrat e punës me të gjitha burimet e duhura për të kuptuar më mirë tregun ku oprojnë dhe të marin masat e duhura për të plotësuar mangësitë.
SHPK shërben si urë lidhëse mes punëdhësit dhe punëkërkuesit, privatë dhe publikë. Forcimi i mardhënieve me punëdhënësit, sidomos ata privatë është shumë I rëndësishëm për një proces ndërmjetësimi efektiv. Kërkesa nga ana e vetë SHPK-së për të pasur një metodologji të tillë është shprehje e interesit në rritje të këtij institucioni ndaj nevojave të punëkërkuesve.
SHPK është partner strategjik i RisiAlbania. Gjatë fazës së parë së projektit (2013-2017) projekti ofroi mbështetje për rritjen e performancës së të gjitha zyrave të punës, duke u përqëndruar tek procesi I ndërmjetësimit. Gjatë fazës aktuale (2017-2021), vihet theksi tek rritja e bashkëpunimit me biznesin.

