Ofruesit privatë të trajnimeve joformale në Shqipëri janë ballafaquar vazhdimisht me vështirësi në administrimin e të dhënave dhe informacionit në gjurmimin e karrierës së Alumni-ve të tyre. Mungesa e një mjeti për të ndjekur proceset rezulton në shumë studentë të mundshëm të humbur, kohë të kaluar në procese manuale dhe aspak informacion kur bëhet fjalë për numrin e studentëve të punësuar.

Ne po përballeshim me shumë vështirësi me administrimin dhe përdorimin e gjithë këtyre të dhënave në duart tona dhe po luftonim shumë për të gjurmuar karrierën e Alumnit tonë. Kjo ka qënë një sfidë  e përbashkët për të gjithë ofruesit e trajnimit që intervistuam. Tashmë kemi hartuar dhe po zbatojmë sistemin që mund të na lejojë të gjurmojmë informacionin që kemi dhe t’i përdorim për të përmirësuar performancën e qendrës së trajnimit. Ne jemi shumë mirënjohës që RisiAlbania pranoi kufizimet tona dhe siguroi një mbështetje të vlefshme dhe të dobishme për të gjitha qendrat e trajnimit. ”- deklaruan z. Gentjan Mejdani dhe Rezart Alija, themelues dhe CEO i Tirana Center of Technology (TCT)

Humbja e informacionit për shkak të mungesës së një sistemi gjurmimi, është një problem i ngjashëm me të cilin përballen ofruesit privatë të trajnimeve joformal. Në mënyrë që ata të gjurmojnë vazhdimisht studentët e tyre në një mënyrë të strukturuar, të plotë dhe periodike, kjo kërkon shumë përpjekje, burime njerëzore dhe kohë.

Në mungesë të kapaciteteve të tilla, një mjet softuer është shumë më efektiv në administrimin e informacionit të studentëve, nisur nga ndërveprimi fillestar deri në një praktikë ose punësim të mundshëm dhe të paturit e një grupi studentësh të çertifikuar alumni.

Për të adresuar këtë faktor pengues për ofruesit e trajnimeve, RisiAlbania ka bashkëpunuar me Tirana Center of Technology për të zhvilluar një Program Administrues dhe Gjurmues për Studentët. Softueri u bazua në nevojat e ofruesve të trajnimeve dhe mund të adresojë çështje me të cilat ata përballen vazhdimisht gjatë përvojës së tyre. Tetë ofrues trajnimesh, partnerëve të RisiAlbania u pyetën mbi nevojat e tyre, gjatë fazës së dizenjimit të sistemit, në mënyrë që softueri të adresojë nevojat e të gjithë ofruesve të trajnimit.

Përveç të dhënave më të mira, menaxhimit të kohës dhe burimeve njerëzore, mjeti aktual i gjurmimit mund të përdoret gjithashtu për të marrë feedback të vazhdueshëm nga bizneset me të cilët ofruesit e trajnimeve bashkëpunojnë. Ky input  mund të përdoret për të përditësuar ofertat e trajnimeve dhe për t’i përshtatur me nevojat e tregut. Sistemi u finalizua në fillim të Dhjetorit 2020 dhe u prezantua në gjatë një ëebinari në 15.12.2020 për të gjithë ofruesit e trajnimit, të cilët shprehën entuziazëm dhe dëshirë për të filluar përdorimin e mjetit. Aktualisht, sistemi po zbatohet në të gjithë partnerëte RisiAlbania në fushën e trajnimeve jo-formale dhe së shpejti rezultatet do të jenë në dispozicion për të gjithë aktorët në treg dhe palët e interesuara.