Këshilla për biznesin e vogël “Agrobiznesi në Shqipëri: Nga Certifikimet tek Kontraktimi në Bujqësi”
BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla (ASB) financuar nga EU Western Balkans Enterprise Development dhe
Innovation Facility, në bashkëpunim me AASF dhe RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim
dhe Bashkëpunim SDC, organizuan ditën e mërkurë datë 2 Dhjetor, ora 10:00, Webinar-in tematik “Agrobiznesi në Shqipëri: Nga Çertifikimet tek Kontraktimi në Bujqësi”.
Paneli i përbërë nga Zj. Ardiola Hristic (Menaxhere Programi, BERZH, Këshilla për Bizneset e Vogla), Z. Stephan Joss, (Drejtor i Projektetit Risi Albania), Zj. Adela Leka (Zv/drejtore e Programit të AASF), dhe Z. Drini Imami, PHD, (Profesor i Asociuar, Universiteti Bujqësor i Tiranës), pati prezantime dhe diskutime mbi mundësitë e programeve mbështetëse për agrobiznesin në tërësi dhe eksportuesit Shqiptarë në fushën e Frutave, Perimeve dhe Bimëve Medicinale dhe Aromatike (BMA) në veçanti.
Eksportuesit e suksesshëm në certifikim dhe bujqësi kontraktuese ndanë përvojën e tyre në trajtimin e vështirësive dhe arritjeve. Doni Fruits, eksportuesi më i madh në Shqipëri që bashkëpunon me më shumë se 1500 fermerë pas fazes pilot në 2019, ku Doni Fruits mbështetur nga RisiAlbania arriti certifikimin e një kontrate
ne grup një kontrate specifike bujqësore me 58 fermerë, po zgjeron produktet e çertifikimit të grupit GlobalG.AP të
kultivuara në më shumë se 150ha për nëntë kultura.
MEIA dëshmoi në sektorin e bimëve medicinale dhe aromatike që kontraktimi I bujqësisë në sektorin BMA është i mundur në kultivimin e BMA-ve me standardet e kërkuara. MEIA ka krijuar më shumë se 400 kontrata me fermerët dhe planet janë që të zgjerohen më shumë në numër dhe në zonat rurale të pafavorshme gjeografike.
Shqipëria ka një potencial të madh për t’u zgjeruar në tregjet fitimprurëse në BMA.
Disa nga mësimet e nxjerra përfshijnë mesazhe për eksportuesit dhe fermerët se si të nisin nga adresimi i kërkesave të blerësve të huaj, nënshkrimi i kontratave dhe certifikimi. Certifikimi dhe standardet janë të reja për fermerët duhet filluar nga fermerët të cilët janë më shumë të orientuar drejt biznesit në mënyrë që krijohen shembuj që të tjerët të ndiqen. Gjithashtu, grupi kombëtar teknik i punës për GlobalG.A.P duhet të krijohet si një kanal komunikimi me GlobalG.A.P dhe bashkëpunimit në rritje midis palëve të interesuara.
Webinarin e plotë mund ta aksesoni këtu.