Karriera në Fokus: Një Javë Dedikuar Këshillimit të Karrierës në Shqipëri
Përgjatë 17-21 Maj 2021 RisiAlbania ka organizuar javën tematike, dedikuar sektorit të Këshillimit të Karrierës dhe Ndërmjetësimit. Java e katërt tematike në RisiAlbania, kushtuar shërbimeve të karrierës për të rinjtë dhe të rejat, përmban një seri aktivitetesh dhe publikimesh.
Gjatë gjithë kësaj jave RisiAlbania ka ndarë përmes faqeve në LinkedIN dhe Facebook informacione interaktive mbi mësimet dhe arritjet tona e të partnerëve tanë gjatë kësaj kohe, lidhur me zhvillimet relativisht të reja, të kësaj fushe në Shqipëri.
Secila nga ditët i është dedikuar një tematike të caktuar duke vendosur në fokus shtyllat kryesore të punës së partnerëve dhe RisiAlbania përgjatë këtyre viteve.
Të rejat dhe të rinjtë në Shqipëri përballen me vështirësi për t’u orientuar dhe integruar në tregun e punës. Kanë mungesë informacioni dhe hasin vështirësi për të bërë zgjedhjet e duhura dhe të mirë informuara për karrierën.
Për të plotësuar nevojat e tyre për punësim, RisiAlbania punon për të gjetur mënyrat dhe mekanizmat e duhur për të lidhur punëkërkuesit me tregun e punës, sipas aftësive, nevojave dhe interesave që ata kanë.
Pikërisht për të promovuar këto modele dhe për të nxitur aktorët e tregut të përqafojnë këto invoacione, secila nga ditët ka patur në fokus këto arritje dhe sfida.
DITA 1 Këshillimi i Karrierës në Nivel Universitar
DITA 2 Këshillimi i Karrierës nga ofrues private
DITA 3 Këshillimi i Karrierës si shërbim komunitar public: Rasti i Bashkisë Tiranë
DITA 4 Karriera në Media
DITA 5 Fushata e Punësimit të të rinjve #JustHired