Historia Jote Frymëzon: Gratë Sipërmarrëse Shqiptare Ndajnë Historitë e Tyre
Punësimi gjithëpërfshirës i grave dhe vajzave në vendet në zhvillim si Shqipëria është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Bazuar në raportin e vitit 2019 të Institutit Kombëtar të Statistikave në Shqipëri (INSTAT), përqindja e grave pronare ose administratore në ndërmarrjet aktive në të gjithë vendin shënoi 25.4%, një përmirësim krahasuar me vitet e mëparshme. Përkundër trendit në rritje, numrat mbeten të ulët dhe gjenden kryesisht nga ndërmarrjet e vogla.
Ka disa faktorë, të cilët pengojnë idetë sipërmarrëse të grave dhe veçanërisht të vajzave për t’u kthyer në biznese reale. Në RisiAlbania ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e rrjetëzimit dhe transferimit të njohurive nga të qytetarët seniorë tek të rinjtë. Kështu lindi fushata ‘Historia Jote Frymëzon’. Duke sjellë histori frymëzuese dhe sa më reale reale më afër audiences në moshë të re, fushata inkurajon vajzat që të ndërmarrin hapin e parë drejt krijimit të bizneseve të tyre.
Sigurimi i përfshirjes së grave dhe burrave të rinj të prekshëm dhe të përjashtuar nga shoqëria në tregun e punës në Shqipëri është në fokusin e të gjitha ndërhyrjeve të RisiAlbania. Synimi ynë është që të gjithë individët të përfitojnë plotësisht nga efektet direkte dhe indirekte të ndërhyrjeve tona. Kompanitë dhe iniciativat e paraqitura në video drejtohen nga gra që kanë krijuar mundësi punësimi gjithëpërfshirëse për të rinjtë në vend dhe që udhëheqin me shembullin e tyre.
Shihni 10 videot e plota rreth historive të inovacionit, pasionit, përpjekjeve dhe shpresës