RisiAlbania ka nisur vitin 2021 me një fushatë të re komunikimi ‘Javët e Sektorëve’. E para javë, e mbajtur gjatë 1-8 Mars 2021, i është dedikuar Përfshirjes Gjinore dhe Sociale, një parim ky që shoqëron ngushtë çdo ndërhyrje dhe nismë të partnerëve tanë.

Gjatë gjithë kësaj jave RisiAlbania ka ndarë përmes faqeve në LinkedIN dhe Facebook informacione interaktive mbi mësimet dhe arritjet tona e të partnerëve tanë gjatë kësaj kohe, lidhur me zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri në drejtim të përfshirjes së grave dhe vajzave dhe grupeve të marxhinalizuara.

Secila nga ditët i është dedikuar një tematike të caktuar duke vendosur në fokus shtyllat kryesore të punës së partnerëve dhe RisiAlbania përgjatë këtyre viteve.

Gjithashtu projekti adreson aspekte të grupeve specifike të margjinalizuara, si të rejat nga zonat rurale dhe të rinjtë nga imigrimi, në mënyrë që të sjellë ndryshime cilësore në jetën e këtyre të rejave dhe të rinjve në Shqipëri..

Pikërisht për të promovuar këto modele dhe për të nxitur aktorët e tregut të përqafojnë këto invoacione, secila nga ditët ka patur në fokus këto arritje dhe sfida.