Elasticiteti në kohë krizash: si një kompani mundi të rritej gjatë COVID-19
WEAREFIBER, një nga bizneset e mbështetura nga projekti RisiAlbania ka rritur shitjet dhe fuqinë punëtore, pavarësisht krizës së coronavirus-it
Ndërsa kriza e COVID-19 u shfaq në fillim të këtij viti, për shumë biznese në Shqipëri kjo rezultoi në një reduktim ose dhe mbyllje të aktivitetit të tyre. Por jo për WEAREFIBER – një kompani e cila ofron shërbime të transferuara të proçeseve të biznesit – ose outsourcing – për klientë ndërkombëtarë.
Kriza e re për ta ishte shokuese por gjithashtu edhe një mundësi: në mes të muajit mars atyre iu desh të kalonin në punë nga distanca, për t’ju përshtatur udhëzimeve të reja për distancimin fizik. Por në të njëjtën kohë, disa nga klientët e tyre – sidomos platformat e shpërndarjes së ushqimit nëpër Evropë – patën porosi në rritje në kushtet e mbylljes dhe kështu kërkonin shërbime shtesë nga kompania.
Si rezultat, WEAREFIBER arriti që jo vetëm të mbajë të gjithë punonjësit ekzistues, por edhe të punësojë burime njerëzore shtesë në periudhën Janar-Mars 2020, gjatë së cilës ata punësuan 48 të rinj në këtë periudhë.
Eldisa Cirogu, menaxherja e shitjeve për WEAREFIBER, shprehet se: “Për shkak se ne kemi investuar në teknologji, ne japim shërbime për tregje të llojit të lartë siç është e-tregëtia. Si rezultat, kemi arritur që në këtë situatë jo vetëm të ruajmë klientët tanë por edhe të rrisim porositë”.
Kompania merr mbështetje teknike nga RisiAlbania – një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvilllim dhe Bashkëpunim (SDC) – përmes adoptimit të zgjidhjeve të reja teknologjike is Automatizimi Robotik i Proceseve që çon në shërbime më të mira për klientët. RisiAlbania gjithashtu po mbështet përmes metodave ndërkombëtare të çertifikuara të menaxhimit si dhe me hulumtime të tregut – të cilat WEAREFIBER po i përdor për të hyrë në tregje të reja dhe për të përshkallëzuar shërbimet. Këto linja mbështetje bëjnë pjesë në strategjinë e RisiAlbania për të mbështetur kompanitë shqiptare që ofrojnë shërbime outsourcing për t’u diversifikuar në tregje dhe klientë të rinj, si dhe në prezantimin e shërvimeve me vlertë të shtuar.
Një sekret tjetër i suksesit të tyre gjatë kësaj periudhe ka të bëjë pikërisht me çertifikimin ndërkombëtar shumë të nevojshëm. WEAREFIBER është një nga shembujt se si mund të përfitosh nga investimi në standard, në mënyrë që të diversifikosh llojin e klientëve dhe të shërbimeve. Siç shton Eldisa: “Ne investuam në standarde dhe çertifikim që herët, dhe kjo na lejoi që të investojmë bindshëm në teknologji duke ditur që do të ishim në gjendje të shisnim shërbimet tona”.