15 kompani shqiptare të mbështetura nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, projekti i qeverisë zvicerane RisiAlbania dhe GIZ morën pjesë në datat 6-8 shkurt në panairin FRUIT LOGISTICA në Berlin, lideri botëror për industrinë e fruta-perimeve.

Gjatë panairit eksportuesit shqiptarë patën mbi 200 takime me blerës të mundshëm dhe ofrues të risive teknologjike, një mundësi e artë për të prezantuar produktet shqiptare në tregjet e reja evropiane.

“Fermerët shqiptarë duhet të çertifikojnë prodhimet e tyre dhe të rrisin cilësinë e standarteve për të plotësuar kërkesat e tregut evropian” – u shpreh zv.Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Dhimo Kote, pjesëmarrës në panair.

Kompanitë shqiptare që eksportojnë fruta dhe perime si gështenja, mollë, domate, speca, kastravecë, hudhra, e produkte të tjera ishin pjesë e këtij panairi mes 3,200 pjesëmarrësve nga 90 vende të botës. Disa nga përfaqësuesit e kompanive të mëdha që furnizojnë rrjetet e supermarketeve shprehën interes për të vizituar Shqipërinë së shpejti.

Për të plotësuar kërkesat e tregjeve të mëdha të tilla si Gjermania, Austria, Zvicra etj, për produkte cilëdore një ndër çertifikatat e kërkuara është është GlobalG.A.P, një çertifikim që është krijuar nga rrjetet e supermarketeve të mëdha anë Evropë. Për këtë arsye RisiAlbania po piloton çertifikimin në grup mes eksportuesve dhe në 16 mars 2019 GLOBAL G.A.P. TOUR do të organizohet në Shqipëri. Ky aktivitet është një mundësi për të takuar pronarët e një prej standarteve më të mëdha në botë dhe për tu bërë pjesë e zinxhirit furnizues Evropian. Për më shumë mësoni duke klikuar në këtë link dhe rregjistrohuni për të marë pjesë në këtë aktivitet KETU.