Drejt pilotimit të Komiteteteve Sektoriale të Aftësive
Një takim teknik dy-ditor, mblodhi stafin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit dhe Qualifikimeve (AKAFPK), përfaqësues të Task Forcës/Grupit të Punës të Komitetit Sektorial të Aftësive (KSA), stafit të projektit RisiAlbania dhe palëve të tjera të interesuara, për të diskutuar hapat dhe përpjekjet e duhurua për pilotimin e Komitetit të parë Sektorial të Aftësive.
Në vijim të vizitës studimore pranë Agjencisë Kombëtare Portugeze për Kualifikim dhe VET shtatorin e kaluar, dy eksperte ndërkombëtarë për KSA-në ofruan udhëzime të qarta për pjesëmarrëit bazuar në modelin portugez të Komiteteve Sektoriale të Aftësive dhe ndanë praktikat e vendeve të tjera për operacionalizimin zhvillimin e mjeteve dhe modaliteteve të KSA-ve.
“Pilotimi i Komitetit Sektorial të Aftësive do t’i mundësojë sektorit privat të artikulojnë nevojat e tyre ndaj qeverisë nën një ombrellë të institucionalizuar” – theksoi drejtoresha e AKAFPK Ejvis Gishti.
Ato bënë një prezantim të procesit duke u ardhur në ndihmë pjesëmarrësve në takim për të diskutuar dhe përcaktuar hapat e mëtejshëm për funksionimin e SSC-ve.