Diagnostimi i cilësisë së punës: Si mund të kuptojmë cilësinë e punës për të rejat dhe të rinjtë në Shqipëri?
Hapsira gri në të cilën duhet të hulumtojmë më shumë dhe boshllëku që ekziston përtej gjetjeve.
Fokusi i Workshop-it të realizuar në datën 19 tetor 2022 ishte mbi gjetjet përsa i përket aspekteve të punës së denjë që përfshijnë: fitimin, barazinë, punësueshmërinë, mjedisin e punës dhe pritshmëritë e punëmarrësit, në sektorët e përzgjedhur: turizmi i qëndrueshëm, teknologji e informacionit dhe komunikimit si dhe agribiznes (fruta, perime dhe bimët medicinale dhe aromatike). Në mënyrë që të pasqyrohej sa më qartë perspektiva e punonjësit u realizuan më shumë se 100 intervista duke përfaqësuar 3000 të punësuar në këto tre sektorë. Një sistem analizimi i të dhënave trekëndore u përdor për të identifikuar dimensionet përkatëse të cilësisë së punës për të rinjtë në nënsektorët e përzgjedhur në Shqipëri dhe u dha një analizë e mangësive për të kuptuar deficitet e punës së denjë dhe mundësitë e punës duke iu referuar standardeve të ILO. Diskutimet midis përfaqësuesve të institucioneve publike dhe private, sindikatave, organizatave dhe ekspertëve na ndihmuan të kishim një pasqyrë më të qartë të këtyre aspekteve.
Ky workshop u organizua nga RisiAlbania me ekspertizën e Eralda Çani Met’hasani & IDRA Research & Consulting si dhe ekspertit ndërkombëtar mbi punësimin e denjë Matt Ripley.