Ekipi i RisiAlbania është duke monitoruar rregullisht zhvillimet në Shqipëri lidhur me situatën e COVID-19, tashmë e deklaruar pandemi botërore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Në mbështetje të përpjekeve të Qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, ekipi ynë po punon online nga shtëpia. Ne do të vijojmë përpjekjet tona për të përmirësuar situatën e punësimit të të rinjve në Shqipëri në sektorët e Turizmit, TIK, Agrobiznesit, Këshillimit të Karrierës dhe Trajnimeve Jo-Formale.

Situata aktuale kërkon koordinim nga ana e të gjithë qytetarëve, institucioneve publike dhe private, si edhe nga komuniteti i donatorëve për të zbatuar masat e ‘distancimit social’ me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Në vijim të gjendjes aktuale, RisiAlbania i bën thirrje partnerëve dhe bashkëpunëtorëve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të zbatojnë rekomandimet zyrtare.

Masa të tilla nënkuptojnë se stafi i RisiAlbania duhet të përqafojë mënyra novatore komunikimi dhe ndërveprimi gjatë përmbushjes së detyrave të përditshme. Gjithashtu, kjo situatë sjell në vëmendje faktin se mënyra novatore për bërjen e biznesit duhen konceptuar dhe eksploruar më tej. RisiAlbania këshillon stafin dhe partnerët që të përdorin mekanizmat e komunikimit online kur është e mundur, duke shfrytëzuar zhvillimet teknologjike. Udhëtimet në terren të partnerëve tanë që lidhen me punën, këshillohen të reduktohen në minimum dhe të respektohen udhëzimet zyrtare.

RisiAlbania inkurajon partnerët që të qëndrojnë të përditësuar me informacionet e fundit dhe planin ekonomik mbështetës të Qeverisë si edhe angazhohet të mbajë të hapur çdo linjë komunikimi me partnerët.

Masat aktuale dhe informacion mbi karantinën në Shqipëri (deri më datë 20 Mars 2020)

  • Kufizim në lëvizjen e kalimtarëve sipas fashave orare 06:00-10:00 në mëngjes dhe 16:00-18:00 gjatë pasdites. Qëndrimi në parqe dhe hapësira publike nuk është i lejuar, sikurse ndalohet dhe ecja e personave të shoqëruar.
  • Te gjithë kufijtë detarë, ajrorë dhe tokësorë janë mbyllur deri në një lajmërim të dytë. Në Tiranë, dy fasha orare janë të hapura për transport individual: 07:00 – 08:00 dhe 16:00 – 17:00. Qarkullimi i mallrave vazhdon, por lëvizja e trageteve është e ndaluar.
  • Proceset e punës: dyqanet, farmacitë dhe bankat si edhe çdo proces pune që nuk bie ndesh me aktin normative të datës 15 Mars është e lejuar. Disa kompani kanë leje të veçantë për të mundësuar transportin e stafit përmes autobusëve. Emisionet televizive nuk lejohen të kenë më shumë se 2 persona në studio.
  • Numri i telefonit të emergjencës për publikun në rast simptomash është (+355) 127.
  • Kohëzgjatja e masave speciale nuk është e ditur pasi situata është e ndryshueshme. Qeveria ka ndërmarrë së fundmi masa ekonomike lehtësuese për bizneset.
  • RisiAlbania do të vazhdojë punën nga shtëpia deri në një njoftim të dytë.

Për informacione të përditësuara ndiqni:

Informacion i OBSH mbi COVID-19 (Anglisht/English)

Informacion i Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri (Shqip)

Harta gjurmuese e përhapjes së Coronavirus