Çertifikimi – Bileta e eksportuesve shqiptarë për të hyrë në tregjet me vlerë të lartë
Cilësia, çertifikimi i produkteve bujqësore sipas standardeve ndërkombëtare është bileta e eksportuesve shqiptarë për të hyrë në tregjet me vlerë të lartë. Grupi Kombëtar i Punës Global G.A.P ka zhvilluar një sërë takimesh gjatë muajit nëntor në rajonet kryesore të vendit me grumbullues dhe eksportues të fruta-perimeve. Në fokus të takimeve kanë qenë diskutimi dhe bashkërendimi i veprimeve për të nxitur standardet e tregut të fruta-perimeve të destinuara për eksport në tregjet me vlerë të lartë duke pasur eksportuesit si rregullatorët kryesorë për zbatimin dhe çertifikimin e standardeve të cilësisë. Duke evidentuar rritjen 2 shifrore të eksporteve të fruta-perimeve për vitet 2019-2021 eskporutesit u shprehën se kërkesa nga tregjet e BE për produkte të çertifikuara është mjaft e lartë. Ata shprehën gatishmëri për të mbështetur fermerët e vegjël nëpërmjet çertifikimit në grup për të rritur sasinë e produkteve për eksport.
Një vazhdimësi e këtyre tematikave ishte dhe realizimi i Konferencës me titull: “Rrugëtimi i eksporteve shqiptare të fruta perimeve drejt tregjeve ndërkombëtare” në datën 25 nëntor 2022. Aktorë ndërkombëtarë dhe kombëtar të Agrobiznesit u takuan për të ndarë praktikat dhe përvojat më të mira të fushës. Fokusi i konferencës ishin standardet e çertifikimit në sektorin e fruta perimeve si dhe një panoramë e situatës aktuale në Shipëri, përfshirë këtu zhvillimet, sfidat dhe mundësitë.
Krenarë që produktet shqiptare po aksesojnë tregjet ndërkombëtare në një numër të lartë!