Sipërmarrës nga diaspora – njohës të dyfishtë të biznesit
Diaspora shqiptare e njohur edhe si Mërgata Shqiptare përbëhet nga shqiptarë etnikë apo pasardhësit e tyre që jetojnë jashtë vendit të tyre të origjinës; në Zvicër jetojnë rreth 250’000 persona, çka e rendit gjuhën shqipe në vendin e 5-të ndër gjuhët më të folura në Zvicër. Risi punon me sipërmarrës individuale që jetojnë ose vijnë prej diasporës, në vend që të fokusohet tek grupet e organizuara të diasporës. Këta janë persona që janë kthyer në atdhe pas disa viteve punë e qëndrimi jashtë, ose persona që kanë lindur jashtë vendit dhe tashmë janë rikthyer dhe kanë çelur një biznes. Disa të tjerë ende jetojnë jashtë vendit kanë sipërmarrjet…