BPO industria lider në punësimin e të rinjve
Sektori i Nënkontraktimeve të Shërbimeve të Biznesit (BPO) në vendin tonë po njeh një zhvillim impresionues, duke u kthyer në motorin e zhvillimit ekonomik dhe në sektorin me potencial të jashtëzakonshëm për punësimin e të rinjve. Eksperti i ekonomisë z. Kastriot Sulka, shkon edhe më tej, duke u shprehur në një intervistë për shoqatën Together For Life se zhvillimii këtij sektori I jep mundësi të rinjve shqiptarë të zhvillohen në karrierë.
“Sektori (BPO) është një sektor tipik që ndihmon në punësimin e të rinjve dhe, për pasojë, zbut jashtëzakonisht shumë tendencën e këtij grupi për të emigruar”, – shprehet Sulka.
Sektori i shërbimeve të nën-kontraktuara (BPO) të tilla si Call Center, Teknologjia e Informacionit, kontabiliteti etj., është një mundësi biznesi që po lulëzon, por nevojiten politika zhvillimore të koordinuara, burime njerëzore të specializuara të cilat do të ndihmonin zhvillimin e sektorit drejt vlerës më të lartë të tij.
Ekspertet e sektorit kanë sugjeruar gjithashtu për një rritje të partneritetit të universiteteve me sektorin privat dhe Zyrat e Punës nëpërmjet forcimit të rolit të Zyrave të Karrierës në internshipe, praktika dhe punësim të studentëve në mënyrë që te rritet cilësia e forcës punëtore.