Avokimi për Turizmin e Qëndrueshëm në Shqipëri
Avokimi për Turizmin e Qëndrueshëm në Shqipëri ishte tema e seminarit të organizuar për shoqatat e turizmit nga RisiAlbania dhe Helvetas. Qëllimi i seminarit ishte pajisja e përfaqësuesve nga shoqatat e turizmit me mjetet kryesore të avokimit dhe njohuritë. Pjesëmarrësit u bashkuan rreth objektivit të përbashkët për të përmirësuar kapacitetin e tyre për të avokuar për një turizëm të qëndrueshëm.
Eventi një-ditor përfshiu një panel diskutimi dhe seancë pyetje-përgjigje me Znj. Rovena Moçka, Drejtore e Turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në mëngjes, e ndjekur nga sesione praktike trajnimi. Ndërsa përfaqësuesit e shoqatave të turizmit kërkuan strategji më konsistente dhe të qëndrueshme për turizmin, znj. Moçka shtoi se qeveria dëshiron të dëgjojë industrinë, ndërsa nënvizoi rëndësinë e komunikimit si një zë.
Sesionet u facilituan nga ekspertët e Helvetas si Valbona Karakaci, Bernd Steimann dhe Adrien Rebord. Pjesëmarrësit u njohën me mjete avokimi dhe njohuri teknike, të cilat do t’i mundësojnë atyre të identifikojnë dhe formulojnë më mirë kërkesën e tyre. Ky seminar ishte i pari ndër një serie.