Për herë të parë aktorët që përfaqësojnë sektorin e turizmit nga Qarku i Gjirokastrës (Gjirokastër, Përmet & Tepelenë) u dakortësuan mes njëri-tjetrit për të marë pjesë së bashku dhe për të promovuar destinacionin e Gjirokastrës, duke përdorur një brand të vetëm “Visit Gjirokastra” dhe një stendë të vetme në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, 5 & 6 prill 2019.

16 përfaqësues të sektorit të turizmit si tur-operatore, përfaqësues të HoReCa, sipërmarrës të turizmit rural dhe autoritetet vendore të zonave që morën pjesë prezantuan ofertat dhe paketat e reja turistike për sezonin e ri 2019.

Pjesëmarrësit konfirmuan se operatorë dhe përfaqësues të agjencive turistike kombëtare dhe ndërkombëtare shfaqën interes për produktet e reja që u prezantuan dhe ishin të gatshëm të zbulonin më shumë rreth Gjirokastrës, Tepelenës e Përmetit, ndërsa vizitorë të shumtë shprehën gadishmërinë të vizitonin rajonin.

RisiAlbania po mbështet aktorët e turizmit në Qarkun e Gjirokastrës të bashkëpunojnë përmes forumit dhe bordit të “Visit Gjirokastra”, dhe të promovojnë rajonin përmes një platforme të vetme online.