Thirrje për Aplikime

Takimi i 5të i Rrjetëzimit të Këshilluesve të Karrierës: Përmirësimi i Shërbimeve dhe Forcimi i Rrjetit

Në datën 16 prill, Helvetas organizoi takimin e 5të të rrjetëzimit të këshilluesve të karrierës në Shqipëri. Ky event synoi përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve të karrierës për studentët dhe forcimin e rrjetit të këshilluesve të karrierës. Sesionet trajnuese mbuluan shërbimet e ofruara për studentët, përfshirë udhëzimet për aplikimin për punë, dhe u pasuan nga diskutime të vlefshme mes këshilluesëve të karrierës.

Pjesëmarrësit vlerësuan sesionet e vlefshme trajnuese dhe gjithashtu u angazhuan në diskutime produktive mes kolegësh, të cilat lehtësuan ndarjen e praktikave më të mira. Eventi kontribuoi ndjeshëm në forcimin e rrjetit të këshilluesve të karrierës dhe shprehën mirënjohje për mundësinë e rrjetëzimit efektiv dhe shkëmbimit të njohurive.