Agroquality.al një platformë e re për të përfituar standardin GlobalG.A.P.
GlobalG.A.P është një standard sfidues për fermërët, agro-grumbulluesit dhe eksportuesit, por të ndërgjejshëm për interesin në rritje për këtë standard, projekti i financuar nga qeveria zvicerane RisiAlbania bashkëpunoi me Albinspekt për të ndërtuar platformën www.agroquality.al
Platforma është një mjet inovativ që ofron informacion pa pagesë rreth GlobalG.A.P dhe zbatimit të këtij standardi për certifikim individual dhe certifikim në grup, në gjuhën shqipe për konsulentë, fermerë, bashkësi bujqësore, eksportues që bashkëpunojmë me fermerët. Certifikime të reja do të shtohen muajt e ardhshëm, sikundër janë ato organike.
“Platforma agroquality.al ofron një set udhëzimesh për të zbatuar standardin GlobalG.A.P. dhe standard të tjera si dhe informon aktorët rreth zhvillimeve më të fundit rreth këtyre standarteve’ – thotë Irjana Gjana, administrator e Albinspekt. “Ka një interes në rritje mes fermerëve, eksportuesve dhe trupave certifikues për standardin GlobalG.A.P. dhe përmes platformës cdokush që është i interesuar mund të gjejë informacionin rreth procedurave, kërkesave dhe formavë të aplikimit”-shpjegon Gjana.
RisiAlbania prezantoi për herë të parë në Shqipëri certifikimin në grup GlobalG.A.P. Në 2018 nisi një bashkëpunim me Albinspect për ndërtimin e platformës Agroquality.al dhe me 2 agroeksportues (Tomato.AL dhe Doni Fruits) për të pilotuar certifikimin në grup. Të dy po zgjerojnë aktivitetin drejt tregjeve të Evropës Perëndimore, duke eksportuar me norma më të larta fitimi që sjellin përfitime edhe për fermerët. Nga ana e tyre fermerët respektojnë protokollet bujqësore, ndërsa konsumatorët shijojnë produkte të sigurta. E teksa sektori i agrobiznesit bëhet më konkurrues, më shumë mundësi punësimi krijohen.