Përgjatë 26-30 Prill 2021 RisiAlbania ka organizuar javën tematike, dedikuar sektorit të Agrit. Java e dytë tematike në RisiAlbania, kushtuar punësimit të të rinjve në fushën e Agrobiznesit përmban një seri aktivitetesh dhe publikimesh.

Gjatë gjithë kësaj jave RisiAlbania ka ndarë përmes faqeve në LinkedIN dhe Facebook informacione interaktive mbi mësimet dhe arritjet tona e të partnerëve tanë gjatë kësaj kohe, lidhur me zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.

Secila nga ditët i është dedikuar një tematike të caktuar duke vendosur në fokus shtyllat kryesore të punës së partnerëve dhe RisiAlbania përgjatë këtyre viteve.

Punësimi I të rinjve dhe të rejave në sektorin e Agrobiznesit në Shqipëri mund të nxitet përmes nismave novatore, që sjellin rritje të sektorit privat.

Pikërisht për të promovuar këto modele dhe për të nxitur aktorët e tregut të përqafojnë këto invoacione, secila nga ditët ka patur në fokus këto arritje dhe sfida.

DITA 1 Dedikuar Standarteve dhe Eksporteve

DITA 2 Gratë dhe Vajzat në Agri

DITA 3 Bimët Aromatike dhe Medicinale

DITA 4 Agri në Media

DITA 5 Fushata e Punësimit të të rinjve #JustHired