Përgjatë javës 11-15 Tetor 2021 RisiAlbania ka organizuar javën tematike, dedikuar ofruesëve privatë të ofrimit të trajnimeve jo-formale. Java e gjashtë tematike në RisiAlbania, kushtuar punësimit të të rinjve fal ofertës së përmirësuar të aftësive përmban një seri aktivitetesh dhe publikimesh.

Gjatë gjithë kësaj jave RisiAlbania ka ndarë përmes faqeve në LinkedIN dhe Facebook informacione interaktive mbi mësimet dhe arritjet tona e të partnerëve tanë gjatë kësaj kohe, lidhur me zhvillimin e aftësive në Shqipëri.

Secila nga ditët i është dedikuar një tematike të caktuar duke vendosur në fokus shtyllat kryesore të punës së partnerëve dhe RisiAlbania përgjatë këtyre viteve.

Pikërisht për të promovuar këto modele dhe për të nxitur aktorët e tregut të përqafojnë këto invoacione, secila nga ditët ka patur në fokus këto arritje dhe sfida.

DITA 1 Promovimi i trajnimeve novative

DITA 2 Promovimi i kurrikulave të përditësuara sipas nevojave të biznesit

DITA 3 Intervista individuale me partnerë

DITA 4 Gratë në Ofrimin e Trajnimeve Jo Formale

DITA 5 Fushata e punësimit të të rinjve #JustHired