Formalizimi i sektorit Agri është çelësi i rritjes ekonomike dhe investimeve, si dhe i mundësive të reja të punësimit. Kostot e larta të prodhimit për fermerët, tradicionalisht sjellin një mungesë të konkurrueshmërisë së prodhimeve dhe të rritjes. Për të adresuar këtë, Qeveria e Shqipërisë ka miratuar uljen e kostove të karburantit për fermerët duke filluar nga janari 2021.

Në këmbim, të gjithë fermerët duhet të ofrojnë të dhëna për tokën, produktet dhe kontratat e tyre. Të gjithë fermerët janë të ftuar të aplikojnë për këtë mbështetje deri më 25 Shkurt, përmes e-albania.

Ky stimul u arrit falë shumë përpjekjeve të shoqatave të biznesit si KASH, dhe aktorëve të tjerë të interesuar si BiznesAlbania, Enti Rural Kombëtar, Albanian Food Insutri, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tirane.

Në Risi, ne ndihemi krenar që kemi kontribuar në mënyrë modeste në mbështetjen e shoqatave për të rritur kapacitetet e tyre në zhvillimin e konceptit të tyre të advokimit dhe shpërndarjen e duhur tek politikëbërësit.

Kjo mbështetje u finalizua me përgatitjen e Konferencës Kombëtare: “Drejt formalizimit të Sektorit të  Agrobiznesit, për më shumë rritje ekonomike, investime dhe punësim“, e mbajtur në datën 2 dhjetor 2015 dhe me pjesëmarrjen e shumë aktorëve të rëndësishëm të sektorit si edhe Ministrit të Bujqësisë së asaj kohe, Z.Edmond Panariti.

Mbështetja nga RisiAlbania pati një rol të veçantë dhe me rëndësi në organizimin dhe zhvillimin me sukses të punimeve të kësaj konference për arsye se:

  1. Kontribuoi në përmirësimin e konceptit të advokimit dhe për të prezantuar më së miri çështjen, duke shtuar vlerë në rritjen e kapacitetit të shoqatave në këtë drejtim;
  2. Bëri të mundur bashkëpunimin e KASH, shoqatave simotra, ekspertëve të pavarur midis tyre si dhe me ato të institucioneve të arsimit të lartë;
  3. Lehtësoi pjesëmarrjen në konferencë të përfaqësuesve të disa institucioneve publike si ato të Kuvendit të Shqipërisë, Qeverisë, Ministrive të linjës dhe donatorëve të tjerë, duke u mundësuar të njihen me propozimet e sektorit privat, për realizimin e kërkesës për reduktimin çmimit të karburantit.

Prezantimet dhe diskutimet në konferencë qartësuan shumë nga çështjet dhe problemet që pengonin realizimin e reduktimit të çmimit të karburantit. Siç janë ato të skemës së shpërndarjes së karburantit, kuadri ligjor i domosdoshëm, kontributi në rritjen ekonomike, investimeve dhe punësimit, që krijohen nga ndërmarrja e një mase të tillë etj.

“Risi na ndihmoi në rritjen e kapaciteteve tona në çështje të rëndësishme të avokimit për një mjedis biznesi më mundësues, i cili padyshim do të kontribuojë në zyrtarizimin e ekonomisë, një nga objektivat kryesorë të qeverisë shqiptare dhe vetë sektorit të biznesit.” – deklaron Z. Rrapaj, Kryetar i KASH-it.

Fushata e advokimit ka vazhduar që nga viti 2015 për të realizuar këtë ndryshim.

Ndiqni këtë lidhje për më shumë informacion mbi skemën.