Standardet e sigurisë së informacionit , ISO 27701
Gjatë datave 21-25 nëntor 2022 u zhvilluan trajnime në fushën e privatësisë.
Duke marrë parasysh faktin se dinamika dhe ritmi i zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit sjell sfida të mëdha, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit ka marrë dhe vazhdon të marrë të gjithë masat e duhura për t’i përballuar dhe për të realizuar misionin e saj në funksion të mbrojtjes së interesit të qytetarit. Në fokus të trajnimit ishte ndërtimi i kapacitete të DPA-së për të ofruar shërbime akreditimi në lidhje me ISO 27701 dhe njohjen e ISO 27017 dhe 27018, si udhëzime të integruara me standardin ISO 27001. Ky trajnim i vjen në ndihmë grupeve të interesit të atashuara pranë DPA, në misionin për të garantuar konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e informacionit që menaxhohet nga kompanitë të cilat kërkojnë akreditime për fushën e sigurisë së informacionit.
Trajnimi u realizua nga EON Impresa Shqipëri me mbështetjen e RisiAlbania.