Pilotimi i edukimit për karrierë në nivelin parauniversitar
Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkruan në datën 05.05.2022 një memorandum mirëkuptimi, i cili mundësoi një rol aktiv të Zyrave të Karrierës, Tiranë në edukimin për karrierë në arsimin parauniversitar. Duke pasur parasysh rolin kryesor që ka qendra e karrierës së Bashkisë së Tiranës në zhvillimin e shërbimeve të karrierës në Shqipëri, ajo do të shërbejë si qendër burimore për ofrimin e edukimit për karrierë në shkolla, duke nisur nga niveli fillor. RisiAlbania ka mbështetur metodologjinë dhe zhvillimin e materialeve mbështetëse në tre nivele, përkatësisht klasat III-V, VI-IX dhe shkollat e mesme, si dhe aktualisht po mbështet pilotimin e këtij procesi në shtatë shkolla në Tiranë. Si rezultat, janë trajnuar 120 mësues për të punuar me nxënësit në ofrimin e materialeve mbështetëse për nxënësit, të cilët do të lëvrohen gjatë muajve të parë të vitit 2023. Analiza e këtij pilotimi do të informojë vazhdimësine e këtij procesi si dhe kordinimin me aktorë të tjerë në këtë fushë.