RisiAlbania Kontribuon në Konferencën Kombëtare të AFP “R-CONNECT”
Në një treg pune gjithnjë në ndryshim, aftësitë e kërkuara pasqyrojnë dinamikën e tregut. Aftësitë e reja të kërkuara përfshijnë aftësitë njohëse dhe socio-emocionale, aftësitë dixhitale, STEM, aftësitë e gjelbra, aftësitë e buta, aftësitë e sipërmarrjes dhe menaxhimit të karrierës.
Projekti RisiAlbania ka qenë një nga kontribuuesit kryesorë të sesionit të tretë të Konferencës Kombëtare të AFP-së në Shqipëri, me temën “Rëndësia e aftësive në tregun e punës si një forcë shtytëse për rritjen e atraktivitetit të rrjetit të Aftësimit dhe Formimit Profesional”.
Duke kontribuar në një panel kushtuar “Rëndësisë së aftësive në tregun e punës si një forcë shtytëse për rritjen e atraktivitetit të Aftësimit dhe Formimit Profesional”, znj. Edlira Muedini Menaxhere e Projektit të RisiAlbania dha kontributin e saj mbi rëndësinë e aftësive të menaxhimit të karrierës në AFP dhe më gjerë, si dhe për arritjet dhe sfidat e lidhura me ofrimin e shërbimeve të orientimit të karrierës në Shqipëri.
Konferenca kombëtare dyditore në Shqipëri, një përpjekje e përbashkët e të gjithë aktorëve dhe partnerëve kryesorë në fushë shërbeu si një hapësirë e përbashkët e theksimit të arritjeve, sfidave dhe të ardhmes së reformave të vazhdueshme në sektorin e zhvillimit të aftësive.
Konferenca u organizua nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Agjencinë Zvicerane për Bashkëpunim për Zhvillim (SDC), me mbështetjen e Programit të Zhvillimit të Aftësive për Punësim të PNUD në Shqipëri.