Publikohet ‘Analiza e Tregut Rajonal të Punës dhe Zhvillimit Ekonomik në Elbasan’
Studimi “Analiza e Tregut Rajonal të Punës dhe Zhvillimit Ekonomik në Elbasan” mblodhi në një tryezë të rrumbullakët përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, Bashkia Elbasan, Drejtoritë Rajonale të Punësimit dhe të Formimit Profesional, Shkollat e Mesme të Arsimit Profesional, projekti për punësimin e të rinjve RisiAlbania, ekspertë dhe më e rëndësishmja përfaqësues të Biznesit për të diskutuar në një forum të përbashkët.
Gjetjet e studimit dhe përdorimin e këtij instrumenti për të vlerësuar nevojat e tregut të punës në rajonin e Elbasanit. Mundësitë e prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe lidhjen me ofertën e edukimit dhe formimit profesional.
Ky studim u realizua nga kompania IDRA me mbështetjen e projektit RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC për të orientuar AKPA-n në zbatimin e politikave të punësimit, për të dizenjuar ofertë edukimi dhe formimi profesional që i përgjigjet kërkesave të tregut dhe për të fuqizuar më tej marrëdhënien me biznesin.
Forcimi i bashkëpunimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), veçanërisht i zyrave të punës me biznesin ka qënë një nga shtyllat kryesore të partneritetit midis Risisë dhe AKPA.